A6D9A087-AF8C-41EB-9B8B-CCD66BD73A8F

Deani niset për kurim në Itali ! Elvis Naçi jep lajmin e shumëpritur .

Në emisionin “Shqiptarët Për Shqiptarët ” u paraqit rasti i Deanit 9 vjeçar i cili kishte probleme me veshkat dhe kishte kryer mbi 20 operacione . Deani kryente cdo dite dializë por mjeket thonin se vetem operacioni mund ta shpetojë .

Thirrjes së Elvis Naçit për të mbledhur shumën prej 105.000 € që duhej për të dërguar Deanin në Itali , Shqiptarët ju përgjigjën .

Shuma u mblodh dhe sot Deani u nis për në Itali .

Posti i plotë i Elvis Naçit në Facebook:

Emocionale! Mes mijera lutjeve tuaja drejtuar Zotit, Deani u nis sot per Itali. Nuk kam fjale edhe une kam lot gezimi kur shikoj qe Deanit iu hap nje drite shprese ne fund te dhimbjeve dhe loteve te tij. Sot bashkuam me te lot gezimi. Mos i ndaloni lutjet per Deanin, cdo Amin i juaj shkofte per suksesin ne operacionet qe e presin. Sa me shume lutje, sa me shume shperndarje, le te gezoje kushdo qe u prek, kushdo qe lotoi, kushdo qe dhuroi, kushdo qe u lut per Deanin.
FALEMINDERIT ZOT! 🤲

10DE3DC6-96CA-4D12-9875-6E34BC5562A5

Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit

Fondacioni Firdeus ju uron , Gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit 2021 !

Urojmë që në këtë muaj të mbizotëroj paqja , përkushtimi ndaj Zotit dhe solidariteti mes njerëzve .

Urojmë që Ramazani t’ju sjellë çdo të mirë në jetë , harmoni , mirëqenie dhe dashuri në familjet tuaja .

E lusim Zotin që të na e pranojë dhe të na e lehtësojë agjerimin , të pranojë lutjet dhe veprat tona!

Fondacioni Firdeus

DAD2DEFF-A8A9-49F6-9949-9A87EE144C2C

Shikoni transformimin e Thumanës! Elvis Naçi: Amaneti i shqiptarëve po shkon në vend

Thumana është dhe do të mbetet në zemër të shqiptarëve, derisa atje të dëgjohet sërish buzëqeshja e nënave, baballarëve, fëmijëve e të moshuarve… në shtëpitë e tyre të reja.

Elvis Naçi e Sidrit Bejleri kanë vizituar punimet në Thumanë dhe tashmë 170 shtëpitë janë drejt përfundimit.

Elvisi u shpreh se nuk do të vonojë dita kur shtëpiat do të jenë përfunduar tërësisht. Ai tha se po mendohet dhe për mobilimin e banesave dhe gjelbërimin e vendit.

Elvisi e Sidriti ndjekin nga afër banesat që tashmë janë drejt përfundimit. Elvisi shprehet se gëzimi është shumë i madh kur sheh Thumanën që ringrihet sërish në këmbë.

Ndiq klipin e plotë

0BB68F3E-5CF1-461A-8982-309ACB5C0F1A

Ketiana dhe Klementina futen në operacion për skoliozën . Si doli rezultati?

Ketë javë në emisionin “Shqiptarët Për Shqiptarët ” u transmetua rasti i dy vajzave me skoliozë . Ketiana dhe Klementina vuanin nga problemet e shtyllës kurrizore dhe nuk i lejonte të kryenin veprime të zakonshme si bashkëmoshatarët e tyre . Shqiptarët u mblodhën bashkë dhe i mundësuan të dyja vajzave operacionin për të bërë të mundur shpëtimin e tyre .

Ketiana futet në operacion

Klementina futet në operacion