95321BA9-5593-41E4-8B9B-677094555EF1

“Besoje ose jo, sot do të ikim në një shtëpi të re” Shqiptarët i ndryshojnë jetën 4 jetimëve

“Lutem t’mos vdes rrugëve me kalamajtë”

Këto janë fjalët e një gruaje, nënë e 4 fëmijëve të mitur, të cilët po rriten pa baba dhe në kushte tepër të rënda ekonomike.

Historia e Marjanës dhe fëmijëve është një rrëfim i dhimbshëm ngado që të rrotullohesh. Marjana jeton në Bathore e vetme me jetimët. I shoqi i ka vdekur dy vite më parë, ndërsa tashmë, shqetësimi ditor i kësaj gruaje është ushqimi për të vegjlit.

Ajo punon sigurisht, por të ardhurat janë aq të pakta, saqë qiraja e shtëpisë merr shumicën e parave. Nga rroga i mbeten vetëm 20 mijë lekë dhe me një ndihmë ekonomike fare të vogël, Marjana mundohet të ushqejë 4 fëmijë me rreth 70 mijë lekë në muaj.

Thirrja e saj iu drejtua shqiptarëve dhe emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”. Një lutje për ndihmë, jo për veten, por 4 fëmijë të vegjël.

Thirrjes së Marjanës dhe lotëve të fëmijëve, iu përgjigj Elvis Naçi. Së bashku me Fatmën, Elvisi shkoi të takojë Marjanën dhe fëmijët, për të parë se në çfarë kushtesh jetonin.

Marjana : Pagesën e kam 120 mijë lekë të vjetra, qiraja është 100 mijë lekë. Një shtrat ma ka falur komshia, se ngushtë ishim. Edhe televizorin.

Elvisi: Sot edhe një fëmijë me pas është e vështirë, jo më 4 fëmijë.

Fatma: Pra ty të teprojnë rreth 15 euro në muaj?

Marjana: Po çfarë të bëjmë, me pak para e shtyjmë. Këto janë punët e Zotit. Fëmija rrijnë vetëm, se unë duhet të shkoj në punë. Vajza shkon në kopësht dhe kur mbaron e marrin vajza

Elvisi: Marjana do të them diçka që më çudit. Ti e the vetë, shtëpia është diçka e jashtëzakonshme, njeriu punon të gjithë jetën dhe mund të mos e ketë. Familja juaj shikohet me prioritet për shkak të fatkeqësisë që ju ka ndodhur.  Marjana, çuditërisht, kur nisëm këtë emision dhe u bashkua me shqiptarët, një gjë shumë e vështirë si shtëpia, për të gjithë ne në mënyrë graduale, shtëpia u bë e lehtë. Ti ndaç besoje ose jo, ne sot do të ikim në shtëpi të re.

Marjana nuk e beson ende. Elvisi, Fatma, nëna e jetimët nisen të gjithë së bashku. Derën e hap Marjana dhe sheh se çfarë kanë bërë shqiptarët për të dhe jetimët e saj.

Ndiqni klipin e plote ketu

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *