306FF5A8-2D5C-4716-8F3D-DDF1F6092ECA

Pas 10 vitesh dhimbje! Elvisi i bën surprizën, Jonida: Operacioni doli me sukses, sot kam ditëlindjen

Pas më shumë se një dekade vuajtje, ajo do mund t’i thotë lamtumirë dhimbjeve.

Dhimbje që e kishin bërë të mendonte më të keqen, e madje t’i lutej Perëndisë që ta merrte nga kjo botë.

Por thirrja e saj për ndihmë u dëgjua. Fill pas operacionit për skoliozën, gjendja shëndetësore e Jonidës është e mirë. Mjekët njoftuan se gjithçka ka shkuar siç duhet dhe se tashmë trupi i Jonidës nuk do të provojë më dhimbjet e skoliozës.

Në sytë e nënës, Dallëndyshes, gjen lotë gëzimi. Me të dalë nga operimi, disa fjalë zemre i ka dhe xhaxhai i Jonidës, i cili është kujdesur gjithë jetën për mbesën e tij.

Daja: Jemi marrë kaq vite për ta shëruar vajzën. Shyqyr që erdhi kjo ditë që edhe goca jonë të shërohet. Operacioni doli me sukses sipas doktorit. Ne e shikojmë mirë vajzën. Dje doktori ishte i gëzuar, e çoi vetë vajzën. Ka dy ditë qe e çon në këmbë dhe e nxjerr në korridor. Jemi shumë të gëzuar, shumë të kënaqur. Falenderoj të gjithë kombin shqiptar. Të gjithë ata që ndihmuan e të gjithë ata që nuk patën mundësi të ndihmojnë. Falenderoj të gjithë stafin tuaj e të gjithë shqiptarët.

Jonida: Jam e lumtur që operacioni doli me sukses. Sot u gëzova shumë se pas vizitës, skolioza është korrigjuar. Sot kam edhe ditëlindjen e mora lajmin më të mirë, që do të shërohem.

E ashtu siç tregon vetë, Jonida kishte ditëlindjen. Elvisi e Fatma shkuan ta vizitojnë 33 vjeçaren, dhe i bënë një surprizë të bukur.

Ndiqeni klipin e plote

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *