85A58C42-A8A4-48EF-84FC-566816EE31C1

Ana niset për kurim drejt Italisë !

Ana , vajza e vogel e cila u prezantua si rast te premten ne emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët ” eshte nisur drejt Italise per tu kuruar .
Postimi i plote i Elvis Naçit ne Facebook :

-Lajm i Gezueshem. Ana u nis jasht shtetit per te bere operacionin e tumorit ne koke. Zoti ju shperblefte bamires. Kush shpeton nje jete, ka shpetuar gjithe njerzimin!

0F802BF8-F48F-4F60-BD31-925D20186DCF

Elvis Naçi viziton 3 vëllezërit e paralizuar dhe i jep lajmin e shumëpritur!

Elvis Naçi së bashku me stafin e Fondacionit Firdeus ka vizituar shtëpine e 3 vëllezërve të paralizuar . Gjendja e tyre siç shikohet edhe nga pamjet është shumë e rënduar pasi fëmijët nuk mund të bëjnë asgjë përveç se të zvarriten . Mjeket e Spitalit i kanë dhënë shpresë të 3 vëllezërve se mund të kurohen ndaj dhe Elvis Naçi shkoi që ti japë lajmin e madh !

Postimi i plotë i Elvis Naçit në Facebook :

-Nje lajm i mrekullueshem qe heret ne mengjes, sapo percollem 3 femijet e paralizuar te Familjes idrizi per ne Spital ku shpresojme do te sherohen, Zoti i shperblefte bamiresit dhe sa me shume lutje qe Femijet te sherohen. Amin, Amin, Amin.

Ndiq klipin e plotë

2E4F8B65-ACD5-4341-B954-538C5B82FA88

Lajm i mrekullueshëm ! Bona 3-vjeçare niset për kurim drejt Italisë.

Bona është vajza 3-vjeçare që u prezantua në emisionin “Shqiptarët Për Shqiptarët ” . Bona vuan nga tumori dhe vetëm në Itali mundësohet operacioni nga spitali “Bambino Gesu” për shërimin e Bonës. Thirrjes së Elvis Naçit Shqipëtarët ju përgjigjen në kohë rekord duke mbledhur në më pak se 2 ditë shumën prej 100.000 € .

Postimi i plotë i Elvis Naçit në Facebook :

-Lajm i mrekullueshem, Bona e vogel niset per operacionin e jetes ne Itali, Zoti i Gjithesise e sherofte sa me shpejte! Amin.

Ndiq klipin e plotë

A6D9A087-AF8C-41EB-9B8B-CCD66BD73A8F

Deani niset për kurim në Itali ! Elvis Naçi jep lajmin e shumëpritur .

Në emisionin “Shqiptarët Për Shqiptarët ” u paraqit rasti i Deanit 9 vjeçar i cili kishte probleme me veshkat dhe kishte kryer mbi 20 operacione . Deani kryente cdo dite dializë por mjeket thonin se vetem operacioni mund ta shpetojë .

Thirrjes së Elvis Naçit për të mbledhur shumën prej 105.000 € që duhej për të dërguar Deanin në Itali , Shqiptarët ju përgjigjën .

Shuma u mblodh dhe sot Deani u nis për në Itali .

Posti i plotë i Elvis Naçit në Facebook:

Emocionale! Mes mijera lutjeve tuaja drejtuar Zotit, Deani u nis sot per Itali. Nuk kam fjale edhe une kam lot gezimi kur shikoj qe Deanit iu hap nje drite shprese ne fund te dhimbjeve dhe loteve te tij. Sot bashkuam me te lot gezimi. Mos i ndaloni lutjet per Deanin, cdo Amin i juaj shkofte per suksesin ne operacionet qe e presin. Sa me shume lutje, sa me shume shperndarje, le te gezoje kushdo qe u prek, kushdo qe lotoi, kushdo qe dhuroi, kushdo qe u lut per Deanin.
FALEMINDERIT ZOT! 🤲

10DE3DC6-96CA-4D12-9875-6E34BC5562A5

Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit

Fondacioni Firdeus ju uron , Gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit 2021 !

Urojmë që në këtë muaj të mbizotëroj paqja , përkushtimi ndaj Zotit dhe solidariteti mes njerëzve .

Urojmë që Ramazani t’ju sjellë çdo të mirë në jetë , harmoni , mirëqenie dhe dashuri në familjet tuaja .

E lusim Zotin që të na e pranojë dhe të na e lehtësojë agjerimin , të pranojë lutjet dhe veprat tona!

Fondacioni Firdeus

DAD2DEFF-A8A9-49F6-9949-9A87EE144C2C

Shikoni transformimin e Thumanës! Elvis Naçi: Amaneti i shqiptarëve po shkon në vend

Thumana është dhe do të mbetet në zemër të shqiptarëve, derisa atje të dëgjohet sërish buzëqeshja e nënave, baballarëve, fëmijëve e të moshuarve… në shtëpitë e tyre të reja.

Elvis Naçi e Sidrit Bejleri kanë vizituar punimet në Thumanë dhe tashmë 170 shtëpitë janë drejt përfundimit.

Elvisi u shpreh se nuk do të vonojë dita kur shtëpiat do të jenë përfunduar tërësisht. Ai tha se po mendohet dhe për mobilimin e banesave dhe gjelbërimin e vendit.

Elvisi e Sidriti ndjekin nga afër banesat që tashmë janë drejt përfundimit. Elvisi shprehet se gëzimi është shumë i madh kur sheh Thumanën që ringrihet sërish në këmbë.

Ndiq klipin e plotë

0BB68F3E-5CF1-461A-8982-309ACB5C0F1A

Ketiana dhe Klementina futen në operacion për skoliozën . Si doli rezultati?

Ketë javë në emisionin “Shqiptarët Për Shqiptarët ” u transmetua rasti i dy vajzave me skoliozë . Ketiana dhe Klementina vuanin nga problemet e shtyllës kurrizore dhe nuk i lejonte të kryenin veprime të zakonshme si bashkëmoshatarët e tyre . Shqiptarët u mblodhën bashkë dhe i mundësuan të dyja vajzave operacionin për të bërë të mundur shpëtimin e tyre .

Ketiana futet në operacion

Klementina futet në operacion

8DDA1ED2-7E4C-4E92-8C4B-8BC93D813378

Familja me 3 jetimë bëhet me shtëpi të re !

Në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” këtë javë u transmetua rasti i familjes nga një fshat i thellë në Krujë . Fshati ndodhej rreth dy orë larg Krujës dhe rruga ishte shumë e vështirë , prandaj stafi i “Fondacioni Firdeus” vendosi që të blejë një shtëpi për familjen .

Lumturia në fytyrën e familjes dallohej qartë dhe lajmi për shtëpinë ju dha nga bashkëshortja e Elvis Naçit dhe bashkëshortja e Sidrit Bejlerit .

Shiko këtu videon e plotë!

Zoti i shperblefte bamiresit !