8DDA1ED2-7E4C-4E92-8C4B-8BC93D813378

Familja me 3 jetimë bëhet me shtëpi të re !

Në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” këtë javë u transmetua rasti i familjes nga një fshat i thellë në Krujë . Fshati ndodhej rreth dy orë larg Krujës dhe rruga ishte shumë e vështirë , prandaj stafi i “Fondacioni Firdeus” vendosi që të blejë një shtëpi për familjen .

Lumturia në fytyrën e familjes dallohej qartë dhe lajmi për shtëpinë ju dha nga bashkëshortja e Elvis Naçit dhe bashkëshortja e Sidrit Bejlerit .

Shiko këtu videon e plotë!

Zoti i shperblefte bamiresit !

 

C2E6D766-8CC2-421A-B6AE-A0B2C02AA1DD

Fondacioni Firdeus i mundëson tre të rinjëve operacionin për skoliozën .

Në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët ” këtë javë u transmetuan rastet e 3 të rinjve me skoliozë. Dy vëllezer nga Kosova dhe një vajzë nga Shqipria u nisën në drejtim të Stambollit për tu operuar për sëmundjen e skoliozës .

Tre të rinjtë e kishin të pamundur të lëviznin për shkak të skoliozës ndaj dhe operacioni ishte i domosdoshëm .

Operacionet dolën me sukses dhe tre të rinjtë tashmë mund të ecin pa problem .

Zoti i begatofte bamirësit !

F71CED8B-D327-4634-8EDF-05C17561470F

Familjes me dy fëmijë jetim do ti rindërtohet shtëpia !

Elvisi e Fatma Naçi panë nga afër shtëpinë e rrënuar ku jetonte familja Peshku. Pasi u takuan me çiftin e të moshuarve, në krahë i hidhen Elvisit dy jetimët e vegjël, të cilët mbetën pa baba vetëm pak muaj më parë.

Javën që lamë pas, kjo familje iu drejtuar me një lutje shqiptarëve, që të bëheshin bashkë për t’I ndihmuar këta jetimë me një banesë të re.

Elvisi bashke me Fatmen i dhanë lajmin se shqiptarët dhe emisioni tashmë e kanë arritur shumën e nevojshme për t’i rindërtuar banesën, që ata si të moshuar, jetimët dhe nëna e tyre, të jetojnë të qetë. Naçi i premton familjes Peshku, se brenda muajit të ardhshëm, shtëpinë e rindërtuar do ta kenë gati.

Shiko klipin e plotë këtu

 

928FBCF0-72D0-4A18-BDFB-99635D1CC757

Elvis Naçi jep lajmin e madh ! Do të ndërtohet shkollë profesionale për fëmijët jetimë .

Elvis Naçi këtë javë në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët ” ka treguar një projekt madhor për të ardhmën që Fondacioni Firdeus ka në plan të realizoj .

Ai ka thënë se është në plan që shumë shpejt të ndërtohet një shkollë profesionale për të gjithë fëmijët jetim që nuk kanë mundësi të shkollohen .

Kjo do ti shërbej atyre që të kenë një profesion dhe të kenë mundësi të dalin në jetë dhe të sigurojnë të ardhmen e tyre .

Ky projekt pritet të vihet shumë shpejt në zbatim dhe ti japë mundësinë e shkollimit shumë fëmijëve në Shqipëri.

3E76F9C0-8D96-47A9-B053-8C66282F1C73

Fondacioni Firdeus bën me shtëpi të re dy jetimët !

Këtë të premte rinisi sërisht emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët “. Pas një periudhe pushimi prej 2 muajsh menjëhere rifilloi aksioni për ti ardhur në ndihmë familjeve shqipëtare anë e mbanë .

Dy muaj më parë në emision ishte transmetuar rasti i një gjysheje e cila kujdesej për dy fëmijë jetimë në kushte shumë të vështira . Shumë prej shqiptarëve me të drejtë pyesnin seç ndodhi me rastin e tyre .

Kontributi i të gjithë shqiptarëve kishte bëre që shuma që duhej për blerjen e një banese të re të mblidhej në një kohë rekord dhe familja ishte vendosur ne një banesë të re që në muajin dhjetor të vitit të kaluar por vetëm ketë jave Elvis Naçi dhe bashkëshortja e tij Fatma kanë mundur ta vizitojnë familjen .

Emocionet ishin të papërshkrueshme me fjalë dhe tashmë dy fëmijët jetimë dhe gjyshja e tyre kanë një shtëpi të mirë e të ngrohtë . Gjithashtu për ta Fondacioni Firdeus vendosi një pension prej 400 dollarësh në muaj i cili do ti ndihmojë ata që të mos kenë nevoja ekonomike .

Ndiqni këtu videon e plotë !

CD928C07-1A17-4F65-9BDF-99D741A8D3AC

Shqiptarët për Shqiptarët rikthehet së shpejti !

Dje në faqet zyrtare të programit “Shqiptarët për Shqiptarët ” u bë e ditur se programi televiziv shumë i dashur për Shqiptarët do të rikthehet shumë shpejt pas një periudhe pushimi .

Histori të reja , lot gëzimi e shumë të tjera na presin në këtë sezon të emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët ” që organizohet nga drejtuesi i Fondacionit Firdeus Elvis Naçi .

Shihemi së shpejti…

A3F86B14-9535-4F48-98A1-C451012C9AD5

Si janë sot tre jetimët që u shpëtuan nga shqiptarët, fjalët e nënës: Sa hapa hedh, aq herë ju uroj

“Kur erdhëm këtu ishte shtëpia plot me njerëz, të gjithë ishin me të zeza dhe po qanin. Aty e kuptova se babai…”

Këto fjalë tha për emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ një 10 vjeçare nga Ballshi, e cila e humbi të atin në ditën e ditëlindjes së saj. Jetonte në skamje, në një magazinë të rrënuar së bashku me nënën, motrën dhe të vëllanë e vogël.

Kryefamiljari i familjes Alushi ndërroi jetë në moshën 37 vjeçare dhe pas la tre fëmijë së bashku me të shoqen. Një histori e dhimbshme dhe një jetesë në kushte tejet të vështira.

“Kemi 8 vjet që banojmë këtu. Banojmë vetëm këtu, lagjen e kemi poshtë. Kam frikë se jetojmë vetëm, frika është e para, sidomos kur na ka marrë era llamarinën, ranë poshtë gurët. Në dimër këtu del përroi, na ka përmbytur edhe përroi, ne ishim në gjumë. Kishte vajtur uji tek koka e divanit, kur u zgjova ne po pluskonim me mobiljet mbi ujë, nuk dinim çfarë të bënim, gjitoni na ndihmoi të ngjiteshim tek ai, çfarë bie jashtë bie brenda. Kur bie shi ne nxjerrim kovat, në dimër fëmijët kanë ftohtë.”-thoshte Laureta për emisionin, thuajse dy vite më parë.

Katerina 10 vjeçe, motra e saj Kristina, Orgito 5 vjeçar dhe nëna, Laureta, kishin vetëm një lutje. Të mund të dilnin nga ajo magazinë e rrënuar ku e çonin jetën, me shpresën se një ditë më e mirë do të vinte për ta.

Dhe dita e mirë erdhi. Falë emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ dhe qindra kontributeve, familjes iu dhurua një banesë e re në Ballsh. Çfarë gëzimi ishte të shikoje tre jetimë me fytyrën të qeshur.

‘Shqiptarët për Shqiptarët.info’ shkoi sërish në Ballsh, kësaj here për të parë sesi po jetojnë fëmijët dhe Laureta në banesën e re. Laureta ka mundur të gjejë punë dhe bën sakrifica të mëdha për fëmijët dhe shkollimin e tyre. Pavarësisht një dite të lodhshme pune, atë e gjen të buzëqeshur. “Krahasimi është si dita me natën… atje ku flinim na binte pika e ujit në kokë, kurse këtu kemi një shtëpi të ngrohtë”- na thotë Laureta, teksa kujton kushtet e dikurshme të jetesës, prej të cilave e nxorrën shqiptarët bamirës.

Po vajzat dhe Orgito vogël si janë? A po studiojnë në shkollë dhe si ndihen? Ndiqeni klipin e mëposhtëm

“Kur erdhëm këtu ishte shtëpia plot me njerëz, të gjithë ishin me të zeza dhe po qanin. Aty e kuptova se babai…”

Këto fjalë tha për emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ një 10 vjeçare nga Ballshi, e cila e humbi të atin në ditën e ditëlindjes së saj. Jetonte në skamje, në një magazinë të rrënuar së bashku me nënën, motrën dhe të vëllanë e vogël.

Dhe dita e mirë erdhi. Falë emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ dhe qindra kontributeve, familjes iu dhurua një banesë e re në Ballsh. Çfarë gëzimi ishte të shikoje tre jetimë me fytyrën të qeshur.

‘Shqiptarët për Shqiptarët.info’ shkoi sërish në Ballsh, kësaj here për të parë sesi po jetojnë fëmijët dhe Laureta në banesën e re. Laureta ka mundur të gjejë punë dhe bën sakrifica të mëdha për fëmijët dhe shkollimin e tyre. Pavarësisht një dite të lodhshme pune, atë e gjen të buzëqeshur. “Krahasimi është si dita me natën”- na thotë Laureta, teksa kujton kushtet e dikurshme të jetesës, prej të cilave e nxorrën shqiptarët bamirës.

Po vajzat dhe Orgito vogël si janë? A po studiojnë në shkollë dhe si ndihen? Ndiqeni klipin e plotë