Fondacioni Firdeus eshte themeluar nga teologu Elvis Naçi si nje organizate joqeveritare, humanitare, filantropike dhe kulturore që punon për të shpëtuar dhe transformuar jetët e njerëzve duke kontribuar në zbutjen e varfërisë, dhimbjes dhe vetmisë për shqiptarët si edhe për të ngritur e promovuar urat e solidaritetit në të gjitha trojet shqipfolëse. I themeluar në vitin 2016, Fondacioni Firdeus, tashmë ka zgjeruar aktivitetin e tij përmes programeve fuqizuese dhe zhvillmore të konkretizuara në dhjetra projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në të gjitha trojet shqipfolëse dhe diasporën shqiptare nën sloganin:

“Të ndarë në troje, në zemër Një”

Misioni

Fondacioni Firdeus i frymëzuar në besimin, se me ndihmën e Zotit dhe përkushtimin e çdokujt prej nesh, mund të realizojmë vepra të mira për të siguruar një te ardhme shpresëdhënëse për këdo. Stafi ynë i përkushtuar, donatorët bujarë dhe grupi i të rinjve vullnetarë, punojnë së bashku për të krijuar ndryshime pozitive në jetën e fëmijëve jetimë, të rinjve, të moshuarve, të uriturve, të pastrehëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për një dorë që t’i njerrë nga errësira në dritë duke i krijuar mundësitë e reja për t’u fuqizuar dhe zhvilluar, jo vetëm kaq, por mbi të gjtha për të inspiruar modele pozitive dhe përhapur frymën e mirësisë.

Çfarë na inspiron

Shqipëria Jonë është një vend i bekuar nga Zoti me një natyrë mbreslënëse, me sfond historik dhe kulturor të pasur e të lashtë sa vetë jeta. Ne jemi populli i bëmave të heronjve, i shpirtit të sakrificës për atdheun, ne jemi vendi simbol tolerancës fetare dhe i mikpritjes e besës famëmadhe.

Ne nuk besojmë kur na thonë se ky vend nuk bëhet, po e DIMË që Shqipëria jonë i ka të gjitha mundësitë dhe kapacitetet për të qenë një parajsë e vogël mirëqenieje.

Ne punojmë fort që të zhvillojmë modelin e shqiptarit të përkushtuar i cili jep më të mirën e vetes së tij, në mënyrë që kjo e mirë të rrezatojë në të gjithë shoqërinë dhe ti kthehet përsëri si një forcë e madhe e shumëfishuar.

Të bashkuar, kemi treguar se ja dalim mbanë të fitojmë mbi çdo sfidë.

Synimi ynë

Fondacioni Firdeus është një organizatë e mbështeteur mbi parime dhe vlera të larta të inspiruara nga besimi në Zot dhe mësimet e gjithëkohshme që nxjerrim nga shembull ii lartë i  të Profetit tonë të dashur, Muhammedit, paqja e Zotit qofte me të.

Ne synojmë që të jemi një shembull pozitiv që e rrezaton këtë mirësi përreth, në mënyrë që vala e bamirësisë, humanizmit, solidaritetit dhe sakrificës të shpërndahet duke arritur cdo skaj të Shqiptarisë, por edhe më tej.

“Nuk keni për të arritur besimin e plotë, derisa të dëshironi për vëllain tuaj, atë që doni për veten tuaj.” Profeti Muhammed

Rindertimi
PERKRAHJE SOCIALE
EDUKIM

TI MËSHIROJME ATA QË JANË NË TOKË TË NA MËSHIROJË AI QË ËSHTË NË QIELL

BANESA TË DHURUARA
0
RASTE NË NEVOJË TË TRAJTUARA
0
RASTE MJEKËSORE TË TRAJTUARA
0
DONACIONE CDO VIT
0

Mbështetje shëndetësore.

Fondacioni Firdeus i ka kushtuar një rëndësi të vecantë programit të mbështetjes shëndetësore, përmes së cilit mundëson kurimin e të sëmurëve të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda ose kronike të cilët për shkak të vështirësive ekonomike, e kanë të pamundur të mbulojnë shpenzimet e trajtimeve shëndetësore. Shpeshherë, rastet shëndetësore të cilat nuk kurohen brenda vendit, u mundësohet dërgimi në spitale elitare të Europës.

Zbutja e varfërisë dhe përkrahja sociale

Që në fillimet e tij, Fondacioni Firdeus i ka kushtuar rëndësi të vecantë nevojave emergjente të shtresave më në nevojë të shoqërisë. Fondacioni e nisi veprimtarinë e tij me hapjen e një mense sociale në të cilën ushqeheshin cdo ditë 60 persona të varfër e të pastrehë.. Kjo nismë erdhi duke u zgjeruar dhe sot Fondacioni Firdeus shpërndan cdo ditë mbi 1000 vakte të ngrohta në disa qendra sociale dhe familje si edhe qindra pako ushqimore.

Rindertimi

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, Fondacioni Firdeus mori nisma konkrete emergjente afatshkurtra dhe afatgjata duke u bërë partner i rëndësishëm i qeverisë shqiptare në procesin e RINDËRTIMIT. Deri tani janë dorëzuar 155 banesa individuale të ndërtuara dhe mobiluara si edhe 280 apartamente të mobiluara në Thumanë. Në kuadër të projektit të rindërtitmit, gjithashtu, janë në ndërtim e sipër 30 shtëpi banimi në Pezë dhe 16 në Lushnje.

Edukimi

Edukimi është një nga fokuset tona kryesore, sepse ne besojmë se mirëqenia fillon nga edukimi i brezave si një element shumë i rëndësishëm në thyerjen e ciklit të varfërisë dhe krijimit të mundësive për një të ardhme më të sigurtë e të ndritshme. Fondacioni Firdeus mbështet familjet e tyre në mënyrë që këta fëmijë ti rikthehen bankave të shkollës, po ashtu siguron bursa për studentët ekselentë.

Translate »