Fondacioni Firdeus ka në focus kryesor ndihmën dhe strehimin e të gjithë atyre që kanë nevojë, veçanërisht të jetimëve. Deri më tani, falë bashkimit të shqiptarëve anekënd botës, janë dhuruar plot 233+ shtëpi të areduara, me kushte komode duke nxjerrë nga errësira shumë familje, duke iu dhënë kështu mundësi për strehim shumë jetimëve.

Varferia ekstreme ka pushtuar mijëra familje shqiptare të cilat përpëliten në kushtet e mbijetesës. Ne meshire te fatit e me syte nga qielli, të izoluar në zona të thella rurale këto familje nuk kanë asnjë mundësi për të siguruar bukën e përditshme.

Pamjet ulëritëse të sjellin ndërmend përshkrimet e autorëve të mëdhenj për periudhën e zezë të Mesjetës. Por jo! Ky realitet I përket kohërave moderne; është fytyra e dhimbshme e plot vuajtje e Shqiperisë dhe trevave të saj.

Por një dritë shprese lindi dhe depërtoi me shpejtësi në zemrat e të gjithëve. Fondacioni Firdeus ideuar nga imam Elvis Naçi solli në fokus histori njerëzore reale që kërkojnë zgjidhje duke bërë bashkë të gjithë për një mision fisnik: Bashkimin e zemrave të shqiptarëve anekënd botës për tu ardhë në ndihmë familjeve në nevojë.

Menjëherë pas transmetimit të emisionit të parë, mrekullitë filluan të ndodhnin njëra pas tjetrës. Mijëra shqiptarë nga mbarë globi u sensibilizuan dhe filluan të kontribuonin për rastet që kërkonin dëshpërimisht ndihmë.

Sot numërohen plot 233+ shtëpi të dhuruara, plot 2300+ familje nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut; jeta e të cilave ndryshoi rrënjësisht pas ndihmës që kërkuan pranë fondacionit Firdeus.

4 jetimët jetonin me 2 mijë lekë në muaj, Elvisi e Fatma I bëjnë surprizën e paharrueshme

 

Në Bathore, Marjana Preçi rrit e fillikat mes mijëra mundimesh e hallesh katër jetimët e saj. Ata rrezikojnë të mbesin në mes të katër rrugëve pasi nuk kishin asnjë të ardhur për të paguar qiranë e banesës.

Vetë Marjana është rritur jetime por kurrë nuk e kishte imagjinuar se të njëjtin fat do të kishin edhe fëmijët e saj. Para dy vitesh kryefamiljari ndërroi jetë nga tumori në mëlçi, por përveç dhimbjes së madhe la në mes të katër rrugëve mes halleve e vuajtjeve gruan me katër fëmijët e mitur. Më parë familja Preci banonte në një fshat të thellë të Pukës por pas vdekjes së kryefamiljarit ata u zhvendosën në kryeqytet në një banesë me qira pasi shtëpia në fshat po u shembej.

Fëmijët kujtojnë plot dhimbje vdekjen e të atit dhe shprehen të frikësuar se mos përfundojnë në rrugë pasi nuk kanë para për të paguar qiranë e shtëpisë.

“Ditën që vdiq babi mu duk sikur mu shkëput një pjesë e shpirtit. Nuk e pamë dot. Shtepia ka lagështirë, ne flemë në një dhomë, është ftohtë, mami 100 mije i jep për qiranë, 20 mije lekë i merrte ushqime per ne, ne jemi të varfër nuk shkojmë as në shkollë, dua të jem si të tjerët por nuk jam, asnjë argëtim nuk kemi doja një biçikletë, nuk e kam. Kam frikë mos na nxjerrin jashtë në rrugë, nuk kemi zgjidhje tjetër. Kam ëndërr të kemi një shtëpi ”thonë fëmijët

Qiraja shkon rreth 10.000 lekë të reja në muaj ndërsa Marjana punon në një fast food dhe paguhet 12.000 lekë të reja në muaj. Gjithë çka ngelet për ushqimin e fëmijëve është vetëm 2 mijë lekë me të cilat nuk u siguron dot as bukën thatë.

“Kam katër fëmijë kam dy vite në Tiranë me qira, edhe vetë jetime jam rritur, burri vdiq, kishte tumor vdiq në Shkodër. Vetëm fëmijët më kanë lënë, asnjë gje tjetër. Vec Zoti më forcon, fëmijët janë pasuria ime e vetme më e madhe, I shikoj them si I kam rritur te 4, si janë gjallë. Nuk kam asnjë ndihmë, qiranë kam 2 muaj që nuk e paguaj, as një fshat nuk kthehem më është shembur atje shtëpia. Kam vetëm ndihmën ekonomike, kam shumë nevojë për ndihmë janë 4 fëmijë. Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve kam nevojë shumë për ndihmën e tij, të paktën të kem një shtëpi”,-thotë Marjana.

Edhe më e vogla e shtëpisë, 4 vjecarja që të rrëmben zemrën me buzëqeshjen e saj e ndjen peshën e varfërisë.

“Ndonjëherë motrat nuk më japin bukë, por nuk ka! Edhe lodra do kisha dashur po mami nuk mi blen asnjëherë. Ju lutem gjithë shqiptarëve të kem një dhomë të bukur edhe lodra”,- thotë vogëlushja.

Por jeta e jetimëve do të ndryshontë tërësisht pas vizitës së Elvisit dhe Fatmës të cilët I dhanë lajmin e mrekullueshëm se do të shkonin te shtëpia e re falë zemrës së madhe të shqiptarëe.
Sapo hapën derën e apartamentit, fëmijët fluturuan nga gëzimi dhe u mrekulluan nga banesa e tyre e re. Dhoma, krevatët, lodrat janë aty, e kjo është gjithçka që kishin ëndërruar.

“Faleminderit gjithë shqiptarëve që na bëtë ëndrrën realitet”,-thanë njëzëri vogëlushët.

E braktisi nëna e babai vuan nga Parkinsoni,

Margarita e vogël merr dhuratën e jetës nga Firdeus

“Jetoj me babain, asnjë njeri tjetër. Mamin nuk e kam takuar asnjëherë, e kam parë vetëm në foto. Kur kam qenë e vogël ajo më ka lënë… gjithmonë e mendoja, ku është mami im. Prekesha ndonjëherë kur më pyesnin. Unë në jetën time kurrë nuk kam thënë mami, vetëm babi, gjithmonë. Babi më ka rritur, është kujdesur për mua. Për mua ai është gjithçka, nënë, baba, motër, vëlla, shok… shumë e dua.”,-rrëfen Margarita nga Delvina

Kështu e përshkruan me pak fjalë dramën e jetës së saj 11 vjeçarja nga Delvina e cila jeton në një apartament të rrënuar së bashku me babain e saj Lindonin.  Pavarësisht braktisjes së nënës dhe kushteve të tmerrshme të shtëpisë, çdo gjë ishte e menaxhueshme dhe e përballueshme derisa një tjetër fatkeqësi I goditi. Lindoni filloi të kishte probleme të shumta shëndetësore dhe mjekët e diagnostikuan me një sëmundje të rëndë, e njohur si Parkinson.

“Tani babi u sëmur dhe nuk punon dot më, nuk lëviz dot më. Kam lexuar që Parkinsoni është një sëmundje që të lë në shtrat, palëvizur. Nuk kam lexuar gjë tjetër, sepse e dija që do të më mërzisnin. Ka patur shumë raste që nuk flet, nuk lëviz. Kam frikë se mos kur unë jam në shkollë, pëson ndonjë, bie e humb ekuilibrin… bie në shesh. Atë e kam frikë shumë të madhe, e kam ankth. Njëherë në shkollë kam bërë një gabim në mësim, por unë e kisha mendjen tek babi se doja të ikja t’i jepja ilaçin.”-rrëfen 11 vjeçarja mes lotëve.

Margarita është ende një fëmijë. Por ajo nuk del të luajë me shokët e shoqet. Ajo nuk luan me lodra. Prej shumë kohësh, Margarita as nuk buzëqesh më. Ajo është shndërruar në shtyllë për babain e saj.

Ata kërkojnë vetëm një banesë të sigurtë dhe një pension në mënyrë që të arrijnë të përballojnë jetesën dhe medikamentet që I duhen Lindonit.

Por Fondacioni Firdeus kurrsesi nuk mund ta linte pa ndihmë këtë familje. Fatma dhe Elvis Naçi pritën në Tiranë Margaritën me të atin. Vogëlushja kaloi një ditë të paharrueshme nën shoqërinë e Fatmës, ndërsa Elvisi shoqëroi Lindonin në spital për të kryer disa diagnostikime e vizita të specializuara.

Por surpriza nuk mbaronte këtu. Ata u kthyen në qytetin e tyre por Meri dhe Sidriti kishin mbërritur para tyre për ti dhënë lajmin e mrekullueshëm se shqiptarët kanë arritur tiu sigurojnë një banesë të ngrohtë. Sapo hapet dera e shtëpisë së saj të re, fytyra e Margaritës shkelqen nga lumturia. Sa shumë ka sakrifikuar kjo 11 vjeçare për të atin, e më në fund shqiptarët po e gëzojnë me një shtëpi të re.

Fëmijët iu aksidentuan në Kosovë, nëna: Shqiptarët më shpëtuan vajzën

 

Familja Rrahimi nga Kosova u përball me një sprovë të vështirë. Vajza e tyre Eliesa së bashku me të birin u aksidentuan disa muaj më parë, por 16 vjeçarja mori dëmtime tepër serioze.

“Ishte data 3 mars, dola të shëtis me vëllaun. Kur erdhi koha për t’u kthyer në shtëpi, papritmas më ndodhi aksident. Kam parë një makinë, kur jam përplas e jam hedhur në tokë. Kur pashë se vëllai merrte frymë, atëerë jam rehatuar. Atë e prunë me një makinë në spital. Atje kam parë mamin e babin.”-tregoi Eliesa.

Nëna e Eliesës rrëfen anthin dhe dhimbjen e madhe që ka përjetuar kur mësoi se fëmijët e saj ishin aksidentuar.

“Para lajmit të aksidentit, të dy fëmijët më telefonuan për të më thënë se po vinin. Mirëpo, nuk ndodhi. Pas 15 minutash, mora lajmin se fëmijët janë aksidentuar. Keq u ndjeva shumë. Posa shkuam tek vendi i ngjarjes, si e kam parë aksidentin, e kam dit që ka me qenë i rëndë. Kam menduar se njëri ndoshta, nuk mundet me qenë gjallë… derisa i kam parë vetë më sy.

Kur shkuam në spital, goca ishte krejt në allci. Djalin e gjeta më vonë, ai ishte duke lëvizur dhe kishte hallin e motrës. Mjekët kishin hall vajzën, sepse ajo ishte e ulur para në makinë dhe kishte lënduar keq këmbën.

Në operimin e dytë, gjendja ishte më e rëndë, kishte marrë një infeksion shumë të madh. Mjekët na thanë që duhej ta trajtonim jashtë shtetit. Në Turqi duhej një shumë e madhe parash, si t’ja bënim, ishte 25 mijë euro dhe vajza ishte dhe me rrezik për jetën. Isha pa shpresë, por ndodhi një mrekulli.”-tregoi nëna e Eliesës.

Fondacioni Firdeus i doli në krah familjes nga Kosova. Brenda dy ditëve shuma e nevojshme për kurimin e Eliesës u arrit, ndërsa ajo së bashku me të ëmën u nisën për kurim drejt Turqisë. Fatmirësisht, gjithçka shkoi mirë.

 “Nëse nuk do të shkoja jashtë vendit, do ta rrezikoja jetën. Falë gjithë shqiptarëve, për dy ditë unë u nisa në Turqi dhe shpëtova. Jam pranë familjes dhe të afërmve të mi dhe kjo falë shqiptarëve. Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët që bënë një mrekulli për mua”-tha vajza nga Kosova.

Translate »