Fondacioni Firdeus bën me shtëpi të re dy jetimët !

Këtë të premte rinisi sërisht emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët “. Pas një periudhe pushimi prej 2 muajsh menjëhere rifilloi aksioni për ti ardhur në ndihmë familjeve shqipëtare anë e mbanë .

Dy muaj më parë në emision ishte transmetuar rasti i një gjysheje e cila kujdesej për dy fëmijë jetimë në kushte shumë të vështira . Shumë prej shqiptarëve me të drejtë pyesnin seç ndodhi me rastin e tyre .

Kontributi i të gjithë shqiptarëve kishte bëre që shuma që duhej për blerjen e një banese të re të mblidhej në një kohë rekord dhe familja ishte vendosur ne një banesë të re që në muajin dhjetor të vitit të kaluar por vetëm ketë jave Elvis Naçi dhe bashkëshortja e tij Fatma kanë mundur ta vizitojnë familjen .

Emocionet ishin të papërshkrueshme me fjalë dhe tashmë dy fëmijët jetimë dhe gjyshja e tyre kanë një shtëpi të mirë e të ngrohtë . Gjithashtu për ta Fondacioni Firdeus vendosi një pension prej 400 dollarësh në muaj i cili do ti ndihmojë ata që të mos kenë nevoja ekonomike .

Ndiqni këtu videon e plotë !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »