“Ju përqafoj të gjithëve, operacioni i djalit shkoi mirë” Nëna e Elsit na përcjell një lajm të gëzueshëm

Nëna e 21 vjeçarit shkodran, i prekur nga një sëmundje e rëndë, na ka sjellë një videomesazh që na gëzon pa masë.

Elsi i është nënshtruar ndërhyrjes dhe sipas mjekëve gjithçka ka përfunduar mirë. Nëna e të riut, Jetmira, shprehet falenderuese për të gjithë shqiptarët që i dolën në krah të birit, në mënyrë që ai të kurohej jashtë shtetit.

“Sot iu bë ndërhyrja djalit… sipas mjekëve, gjithçka shkoi mirë. Falenderoj fondacionin tuaj, Elvis Naçin, Sidrit Bejlerin, të gjithë shqiptarët… ju përqafoj të gjithëve”-tha Jetmira.

Ndiqni videomesazhin e nënës në linkun:

https://www.facebook.com/watch/?v=636536084959861

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »