Humbi njërën veshkë nga tumorri. Hapet një rreze shprese për Dionin e vogël i cili niset për kurim

Dioni, vogëlushi dhjetë muajsh, i sprovuar me sëmundjen të rëndë, tumor në veshka, kishte humbur tashmë njërën veshkë nga beteja me këtë sëmundje të vështirë.

Para pak ditësh, nëna e tij u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve me lot në sy, që t’i vinin në ndihmë djalit të saj, i cili kishte nevojë për një kurim më të specializuar jashtë Shqipërisë.

Falë Zotit, shuma e kërkuar për kurimin u arrit shumë shpejt, falë edhe gadishmërisë së të gjithë shqiptarëve, të cilët me kontributin e tyre bënë të mundur që Dioni të niset drejt Italisë për t’u trajtuar në spitalin Bambino Gesu.

Urojmë që çdo gjë t’i shkojë mirë dhe Dioni i vogël të kthehet pranë familjes i shëruar plotësisht.

Mirënjohje e madhe për të gjithë kontribuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »