July 16, 2021
Nënë Fatmira i tregon Elvisit e Fatmës kushtet e rënda me të cilat përballet çifti i të moshuarve që kërkoi ndihmën e shqiptarëve. Një banesë që më shumë i ngjan një kasolleje të shkatërruar e të pushtuar nga myku.
Elvisi i thotë nënë Jetmirës se tashmë ka ardhur koha që të largohen për një vend më të mirë. I tregon se një shqiptar i SHBA-ve kur e ka parë rastin është prekur shumë dhe ka vendosur të kontribuojë për të moshuarit.
Elvisi e Fatma ndihmojnë xhaxha Ilmiun që të ngrihet në këmbë për t’u nisur drejt mrekullisë, drejt një vendi ku ai mund të qëndrojë i qetë.
Derën e shtëpisë të tyre të re e hap Ilmiu, ndërsa e shoqja Fatmira nuk i mban dot më lotët.
Leave a Reply