Historia drithëruese e 14 vjeçarit!

Historia drithëruese e 14 vjeçarit jetim, s’më zë gjumi, kam frikë se më vjen qeraxhiu e më nxjerr jashtë

Elvis Naci merr vendimin te menjehershem!

Quhet Mariglen Llapushi, është 14 vjec dhe jeton në Gramsh. Për 13 vite ka jetuar me nënën, pasi babai e braktisi nënën kur ajo ishte shtatzënë.

 Nëna e tij ndërroi jetë ende pa mbushur 42 vjece nga një sëmundje e rëndë e diagnostikuar si leuçemi.

Për 13 vite Marigleni së bashku me nënën dhe gjyshen kanë jetuar me qera në një dhomë të vetme ku qeranë e paguanin në fund të vitit.

14 vjecari vec dhimbjes së humbjes së nënës duhet të kujdeset për gjyshen 82 vjecare, e cila vuan nga disa sëmundje e të përballet me vështirësitë ekonomike.

Fjalët e tij drithëruese ishin: “S’më zë gjumi natën! Kam frikë se më vjen qeraxhiu e më nxjerr jashtë. S’kam t’i paguaj.”

Elvis Naçi me të marrë lajmin, merr vendimin e menjëhershëm. I dhuron banesë! “Mariglen, ti nuk je vetëm!” janë fjalët e Elvis Naçit.

Ndiq videon e plotë.

Translate »