25 vjecarja me tumor, nena e nje djali te vogel futet ne operacion mes ankthit dhe shpreses!

Fondacioni Firdeus së fundmi ka marrë përsipër operacionin e një nënë të re 25-vjeçare e cila vuan nga sëmundja e tumorit të mëlçisë .

E gjithë familja është gjëndur përballë faktit që nuk kanë pasur mundësi ekonomike të kryejnë operacionin ndaj i janë drejtuar për ndihmë Fondacionit Firdeus .
Pasi është analizuar dhe verifikuar rasti Fondacioni ka vendosur që ta marrë përsipër kryerjen e operacionit të nënës së re.

Menjëherë është angazhuar stafi i Fondacionit që e kanë transportuar nënën e re drejt spitalit për kryerjen e analizave të nevojshme dhe më pas operacionit.

Operacioni falë Zotit ka dalë me sukses dhe tashmë nëna e re do të ketë mundësinë të jetojë . Zoti i shpërbleftë bamirësit !

Shiko këtu klipin e plotë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »