Ajani përfundon kurimin e tij në Itali dhe vjen në Studion e “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Në datë 30 dhjetor 2021 Elvis Naçi bënte thirrje në Facebookun e tij për një fëmijë nga Kosova i cili vuante nga sëmundja Steven-Johnson. Kjo sëmundje shumë e rrallë që i ishte shfaqur Ajanit është e pamundur të kurohet në vendin tonë. Pas vështirësive shumë të mëdha u arrit që Ajani të dërgohej për kurim në spitalit Gaslini në Romë.

Shqiptarët anë e mbanë botës ju përgjigjen thirrjes së Elvis Naçit për të ndihmuar Ajanin dhe menjëherë u bë i mundur dergimi i tij në Rome. Pas 4 muajsh kurimi në Romë gjendja e Ajanit është e pabesueshme. Ai është kuruar plotësisht nga semundja dhe tashmë gëzon shëndet të plotë. Ai ishte i pranishem në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” bashkë me familjën e tij në gjëndjen më të mirë të mundshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »