“As mjekët nuk e besonin, është një mrekulli që Omeri është sot gjallë”

Ëndërr të vetme kishin që të mund të përqafonin të birin… qëkur Omeri lindi, pati probleme shëndetësore serioze. Disa herë, ky vogëlush nga Kosova hyri në sallën e operimit, por pa sukses. Gjendja e tij shëndetësore sa vinte e përkeqësohej.

Të pashpresë, prindërit e Omerit iu drejtuan për ndihmë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”. Brenda një kohe rekord, thirrja për të ndihmuar këtë vogëlush bëri bashkë mijëra shqiptarë. Fondi për kurimin e Omerit u mblodh menjëherë dhe pas një pune të jashtëzakonshme me sigurimin e visa-ve e transportit të posaçëm, vogëlushi u nis për kurim në Itali. Gjatë muajit janar, Omeri ishte duke u shuar…

Lexo edhe: “Jepi forcë, i madhi Zot!” Lutja e Elvis Naçit për Omerin

Por si duket tani ky vogëlush, që preku zemrat e shumë shqiptarëve?

Sidrit Bejleri së bashku me stafin e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, udhëtuan drejt Italisë për të parë vogëlushin e plot fëmijë të tjerë të shpëtuar nga shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »