Deani niset për kurim në Itali ! Elvis Naçi jep lajmin e shumëpritur .

Në emisionin “Shqiptarët Për Shqiptarët ” u paraqit rasti i Deanit 9 vjeçar i cili kishte probleme me veshkat dhe kishte kryer mbi 20 operacione . Deani kryente cdo dite dializë por mjeket thonin se vetem operacioni mund ta shpetojë .

Thirrjes së Elvis Naçit për të mbledhur shumën prej 105.000 € që duhej për të dërguar Deanin në Itali , Shqiptarët ju përgjigjën .

Shuma u mblodh dhe sot Deani u nis për në Itali .

Posti i plotë i Elvis Naçit në Facebook:

Emocionale! Mes mijera lutjeve tuaja drejtuar Zotit, Deani u nis sot per Itali. Nuk kam fjale edhe une kam lot gezimi kur shikoj qe Deanit iu hap nje drite shprese ne fund te dhimbjeve dhe loteve te tij. Sot bashkuam me te lot gezimi. Mos i ndaloni lutjet per Deanin, cdo Amin i juaj shkofte per suksesin ne operacionet qe e presin. Sa me shume lutje, sa me shume shperndarje, le te gezoje kushdo qe u prek, kushdo qe lotoi, kushdo qe dhuroi, kushdo qe u lut per Deanin.
FALEMINDERIT ZOT! ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »