Emisioni i fundit i këtij sezoni në “Shqiptarët për Shqiptarët ” dhuron emocione të forta.

Të premten në orën 21:00 u transmetua si çdo javë emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët “. Këtë herë ishte dhe nata e fundit live për këtë vit duke sjellë kështu dhe një pauzë të emisionit për disa javë .

Shumë ngjarje ndodhën mbrëmjen e së premtes ku u dhuruan dy shtëpi , njëra në Mitrovicë të Kosovës e tjetra në Barbullush të Shkodrës.

Gjithashtu u rikthyen në kujtesë dhe rastet e dy operacioneve që u kryen me sukses , raste këto të paraqitura në emisionin “Shqiptarët Për Shqiptarët ” disa javë më parë.

Pjesë e emisionit ishte dhe Shpresa , nëna me dy fëmijë jetim , e cila duhet të përballojë përveç sëmundjes së rëndë dhe jetesën e vështirë e vetme. Shqiptarët ju përgjigjen live thirrjes për ndihmë të Shpresës duke kontribuar rreth 15000$ për një orë.

Kështu mbyllet dhe ky fundvit në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët ” ku maratona e veprave të mira vazhdon të jetë në ritme shumë të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »