Lushnje, nga baraka në shtëpinë e ngrohtë .

“Shqiptarët për shqiptarët” kanë bërë të lumtur familjen Saraçi në Karbunarë të Lushnjes. Elvis Naçi mori familjen në makinën e tij dhe po udhëtonin, por pa e ditur se ku do të shkonin.

Shqiptarët janë njerëz të mirë, po kanë nevojë për modele të mira. Ata e duan modelin e mirë por nuk shikojnë shumë modele të mira, ju mos u mërzisni se ju do ta ndjeni dorën e ngrohtë të shqiptarëve,  – tha Elvis Naçi.

Në banesën e dhuruar në Golem të Lushnjes i pret Fatma, e cila u jep lajmin e mirë se shtëpia tashmë është për ta! Kjo banesë është mobiluar enkas për ta. Shtëpia e re e ngrohtë dhe plot dritë do u ndryshojë jetën përgjithmonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »