“Më thonë ti sakat, nuk di të vraposh” 12 vjeçari me probleme në gjunjë, rrëfen sesi e tallin moshatarët

E veç dhimbjes, Altini duhet të durojë dhe talljet. Jo pak herë në shkollë apo në ambiente shoqërore, 12 vjeçari tallet për shkak të problemeve që ka me kupat e gjunjëve. Djaloshi nga Zallbastari rrëfeu për “Shqiptarët për Shqiptarët” momentet e vështira.

“Më tallin… më thonë ti nuk di të luash me top, sakat… ti nuk di të vraposh. Do kisha qejf të isha mirë të shkoja në shkollë… por gjuri më lëshon çdo herë që eci. Kam dëshirë të luaj, të vrapoj me shokët… kam dëshirë që njerëzit të mos më tallin më.”-tha mes lotëve Altini.

Frika më e madhe e këtij djaloshi, është se mund të mbetet i paralizuar nëse nuk kryen ndërhyrjet e nevojshme.

“Kam shumë frikë se mund të mbetem në paralizë, në karrocë… se mund të mos i prek më këmbët në tokë. Për këmbët na kanë thënë se duhen 25 mijë euro.  Ne nuk ia dalim dot, ne punojmë, mbledhim domate sa për dimrin… për të siguruar bukën e gojës. “-thotë Altini.

Nëna e Altinit tregon se jetojnë në kushte tepër të vështira, ndërsa shuma e nevojshme për kurimin e djalit, është e papërballueshme për familjen.

Nëna: Nuk ia dal dot. Ne jemi me borxhe, me halle… vetëm 50 mijë lekë ndihmë ekonomike kemi. Nuk kam mundësi të bëj dot asgjë për djalin. Jam në siklet shumë të madh, se më dhimbset djali… (qan) Ju lutem të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, që më shohin, vetëm të më shpëtojnë djalin, se s’mund ta shoh dot më kështu. Të shkojë dhe ai në shkollë si gjithë të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »