Nga një kasolle në rrënim, tek një shtëpi e re… historia prekëse e të moshuarve nga Lushnja

Kjo është historia e një çifti të moshuarish, të cilët u përballën me një sprovë tepër të rëndë. Todi dhe Pavlina mbetën në kushte tepër të vështira pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. Banesa e tyre e vjetër nuk e mbajti dot peshën e lëkundjeve dhe u rrënua. Dhoma ku qëndronin burrë e grua, mbahej në këmbë vetëm falë një trau të vendosur në mes të hapësirës, e cila mbante në këmbë çatinë.

Fondacioni “Firdeus” mori përsipër ndërtimin e snjë shtëpie të re për të moshuarit, me hapësira të bollshme dhe me një mobilim krejt të ri.

Sidriti e Meri Bejleri vizituan çiftin e të moshuarve.

“Ku ishim… dhoma ku rrinim u trondit, u ndan më dysh. Me një dru në mes, një tra, ajo e mbante. Po të binte trau, na zinte poshtë. Ju na keni shpëtuar jetën me këtë shtëpi të re.”-tha Pavlina.

“Ime shoqe pësoi tronditje të fortë. Pas tërmetit u sëmur. Bëri një ndërhyrje në zemër, në Fier. Tani është më mirë.”-shtoi më tutje Todi.

“Për ne është gëzim kur në sytë tuaj lexojmë kënaqësinë dhe dashurinë e madhe, se është bërë diçka e re. Tanimë pas ndërtimit të Thumanës, Fondacioni Firdeus po bën ndërtime kudo, në Lushnje, në Pezë, në Lezhë, e atje ku ka patur nevojë. Jemi munduar të tregohemi të kujdesshëm, për t’I ardhur në ndihmë atyre që kanë me të vërtetë nevojë.”-tha Sidriti.

“Ne jua dimë për faleminderit juve, sepse po të kishit qenë ju, ne do mbeteshim aty…Unë u them faleminderit të gjithë shqiptarëve, juve, sepse keni bërë shumë për ne, me të vërtetë”-tha Todi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »