Shqiptarët u bënë bashkë për dritën e syve të Erkidit, si është gjendja e vogëlushit 3 muajsh

Një javë më parë sollëm në vëmendje të shqiptarëve historinë e dhimbshme të një familje nga Tirana. Elsa e Elidoni u përballën me një sprovë të madhe me fëmijën e tyre të dytë, Erkidin. Vogëlushi lindi para kohe e për afro 1 muaj e gjysëm qëndroi në spital. Mrekullisht Erkidi mundi t’i shpëtojë kthetrave të vdekjes. Por lumturia e prindërve që e kishin pritur për 12 vite ardhjen e një fëmijë, nuk zgjati shumë. Erkidi rrezikonte të humbiste dritën e syve për shkak të shkolitjes së retinës.

Shqiptarët u bënë bashkë për vogëlushin 3 muajsh. Fondi i nevojshëm për dërgimin në Itali dhe operacionin, u arrit në kohë rekord. Pak ditë më parë Erkidi hyri në operim, pas një konsultimi mes ekspertëve më të mirë në Itali.

Mbrëmjen e të shtunës, Sidrit Bejleri, i cili ka komunikuar me mjekët e spitalit Bambino Gesu, shpjegoi në detaje gjendjen e syve të Erkidit të vogël. Një lajm i mrekullueshëm, ndërhyrja ka shkuar me sukses të plotë dhe vogëlushi do të mund të shohë.

Sidrit Bejleri: Vlen emocioni dhe papërkulshmëria e vëmendjes së shqiptarëve, sa herë që ne paraqesim raste që këtu në Shqipëri, nuk zgjidhen. Për të qenë i ndershëm, operimi për hir të së vërtetës nuk mund të bëhet kudo, por në pak vende të botës. Në ‘Bambino Gesu’ vonuan’ të ja jepnin mesazh, pasi pritën opinionin e një mjeku shumë specialist në këtë fushë. Mos të harrojmë se Erkidi ende nuk i ka arritur dy kilogramë, e për këtë peshë nuk gjen as anestezistë.

Realisht është një mrekulli, sepse në shumë vende të botës do të ishin dorëzuar të gjithë, do të kishin ngritur duart e do të kishin thënë se fatkeqësisht ky fëmijë, është i destinuar të rrijë pa shikimin.

Për ata që nuk e dinë, Erkidi ka një shkolitje apo shqitje të retinës nga syri. Mjekët kanë bërë të pamundurën. Të them të drejtën, më është bërë zemra mal, sepse mjekët kanë arritur atë pritshmëri që kanë patur, atë që kanë patur mundësi e kanë realizuar 100%.

Ky fëmijë për momentin, ose me gjasa siç na kanë thënë mjekët, të paktën me hije do të shohi, por gjithmonë pritshmëritë mjekët i kanë që nesër ky fëmijë nuk do të jetë rob, që do e marrë për dore nëna. Pastaj, nëse don Zoti, me kontrollet që do të bëhen në të ardhmen, gjendja e Erkidit do të përmirësohet edhe tutje.

Ndiqeni në video diskutimin në studio, tek video e mëposhtme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »