Skolioza po I merrte frymën, shqiptarët I mundësuan operacionin. Antigona: Falë jush kuptova që ëndrrat bëhen realitet

[vc_row][vc_column][vc_column_text el_class=”justify”]Antigona 11 vjeçe prej vitesh vuan nga skolioza. Sëmundja kishte shkuar në një gradë saqë kjo vajzë nuk mund të hante ushqimin e ulur e detyrohej të shtrihej në tokë për të ngënë. Antigona nuk kishte asnjë ëndërr, përpos një dëshire, të shpëtonte nga sëmundja. Dëshirën e Antigonës vendosi ta plotësojë Fondacioni “Firdeus”.
Fondacioni mundësoi paratë e nevojshme që më në fund Antigona të shpëtojë nga kthetrat e skoliozës. Lajmin e madh nëna e Antigonës e priti me lot e teksa e bija bëhej gati për të hyrë në sallën e operimit, ajo na tha këto fjalë
“Nuk e prisja kaq shpejt këtë mrekulli…i falenderoj të gjithë, juve, që e bëtë të mundur, që edhe vajza ime të shërohet, të jetë si të gjithë fëmijët e tjerë.”-rrëfeu për “Shqiptarët për Shqiptarët” nëna e Antigonës.
“Ndihem shumë e lumtur që edhe unë do të mund të bëhem si shoqet e tjera. Frikë kam pak, por me shpresën tek Zoti do t’ja dal. Falenderoj Elvisi e Sidritin që më bënë të mundur që unë të mund të operohem, të shërohem.”-tha Antigona.
Pak para se 11 vjeçarja të niset për operim, në dhomën e saj vjen një nënë e cila njëlloj e kishte të bijën të prekur nga skolioza. Suzana i puth duart Antigonës dhe i uron shërim sa më të shpejtë.
“Je shumë e mirë Antigonë, ja edhe vajza ime u shërua. Vajza ime është shumë mirë tani, ashtu edhe ti do të bëhesh. Mos kij frikë fare. Të shkuara shpirt”-i thotë Suzana- Antigonës.
Gjithçka tashmë është gati dhe Antigona niset drejt sallës së operimit. Doktori i shpjegon prindërve se ndërhyrja do të zgjasë disa orë.
Prindërit e Antigonës presin për afro 4 orë e më në fund, mjeku hyn për t’i dhënë lajmin e gëzueshëm. Ndërhyrja ka qenë e suksesshme, tashmë Antigona do të harrojë përgjithnjë dhimbjet që i sillte sëmundja.
“Operimi mbaroi. Tani vajza është drejt. Në përgjithësis, operacioni shkoi butë dhe qetë. Vajza është mirë dhe ka mbaruar tashmë me sukses.”-u tregoi doktori prindërve.
Pas disa muajsh stafi I Fondacionit Firdeus e vizitoi sërish Antigonën. Ndryshimi që pa pësuar vajza është I dukshëm, shpina e kërrusur tashmë është drejt. 11 vjeçarja shikon veten në pasqyrë dhe lumturia e pushton, ëndrra e saj më e madhe u bë realitet falë gjithë shqiptarëve.[/vc_column_text][vc_gallery interval=”3″ images=”2633,2635,2634,2632,2631,2630″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »