Vajza jetime merr dhuratën e jetës në ditën e saj të lindjes !

Në datë 23 nëntor pjestarët e Fondacionit Firdeus shkuan në Lushnje me një mision të veçantë.

Aurora , një vajzë nga ky qytet kishte ditën e saj më të rëndësishme , ditëlindjen e saj . Gjithçka dukej si një ditë normale derisa pjestarët e Fondacionit Firdeus mbërritën .

Fondacioni Firdeus mendoi që në ditëlindjen e saj ti jepnin lajmin e madh që Aurora dhe mamaja e saj tashmë do të kenë një banesë të re e me të gjitha kushtet . Përveç kësaj ajo mori dhe disa dhurata të tjera që e bënë mjaft të lumtur .

Shqiptarët bamirës edhe njëherë treguan se mund të bëjnë të lumtur shqiptarët e tyre që nuk kanë mundësi.

Shiko këtu klipin e plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »