Vuante nga leuçemia dhe rrezikonte vdekjen. Shqiptarët I shpëtojnë jetën 5 vjeçarit

[vc_row][vc_column][vc_column_text el_class=”justify”]Elio ishte vetëm 5 vjeç kur leuçemia akute I pushtoi trupin e tij të imët. Që nga momenti kur mësuan për sëmundjen e rëndë të të birit, prindërit e vogëlushit po enden korridoreve të spitalit duke mbuluar në lot çdo cep të tij. Për ta bota është përmbysur, jeta ka ndalur. Nëna e Elios, Ermira rrëfen mes lotësh dhimbjen e papërshkrueshme.
“Asnjë nuk e kupton këtë që ndjej unë, tek fëmija nuk mund ta duroj, pa djalin në shtëpi nuk iki gjallë. Gjithë kohës rrinte i lodhur, para një muaji po çalonte, thamë se mos ishte rrëzuar, i dhimbte gjuri, u mblodhën tre mjekë, i morën gjak në palcë doli që ishte me leucemi, thanë duhet të shtrohet urgjent më ra të fikët, më mirë të vdisja. E shtruam nuk e ka nis ende kimion, është i këputur, ka dhimbje tek gjuri, nuk i dihet. Dua ta rris djalin sic e rrita me motrën, ai kërkon të shkojë në shtëpi. Është fëmijë i dashur më njerëzit, ashtu dua të kthehet përsëri”,-thotë ajo.
Në Shqipëri vogëlushi nuk ka trajtim. E vetmja shpresë për të është kurimi në spitalin “Bambino Jesu” në Itali, por shuma që kërkohet është marramendëse për një familje që nuk ka as shtëpi, as të ardhura.
“Nëse ai shpëton unë tani jap jetën, dua që djali të më shpëtojë, kam frikë mos ma gjen gjë këtu në Shqipëri nuk bëhet ka nevojë për transplant kocke dhe palcë, operacioni kushton 130.000, vetë jam pa shtëpi mezi ja dalim për tu ushqyer, nuk e përballoj dot këtë shumë, vetëm Elvis Naci mund ta bëjnë këtë gjë, Elvisi dhe Zoti mund të ma shpëtojnë djalin, vetëm tek ai beson gjithë Shqipëria, vetëm Elvis Naçi dhe Zoti mund të bëjë mrekullinë” thotë e ëma e Elios.
Pasi Elvis Naci bëri thirrje në emision, paratë për Elion u mblodhën dhe ai u nis menjëherë jashtë për tu kuruar në spitalin e specializuar për fëmijët “Bambino Jesu”.
Pas shumë kohësh trajtim, Elio u kthye në Shqipëri plotësisht I kuruar. Dëshira e tyre më e madhe ishte të takonin Elvis Naçin për ta falenderuar. Dhe ashtu ndodhi. Elio dhe nëna e tij, Ermira u nisën drejt studios së emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët. Me gëzimin që I lexohej në fytyrë, Ermira falenderoi të gjithë kontribuesit që I shpëtuan jetën vogëlushit të saj.
“Sot djali është shumë mirë. Djali është jashtë rrezikut dhe do të vijojë të kontrollohet edhe për një vit. Ama djali është shumë mirë. Ne vijojmë ende me analizat por gjithçka ka ecur. Falë shqiptarëve që kontribuan për Elisianon. Unë doja t’ju takoja për t’ju falenderuar personalisht”,-tha Ermira me lot në sy.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”2566,2567,2564,2565,2568″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »